E Hënë, 2 Nëntor 2026

Champions League/ PSG dhe Barcelona janë gjysmëfinalistet e para

PSG ka prerë biletën për në fazën gjysmëfinale të UEFA Champions League ku do të presë njërën mes Arsenal dhe Real Madrid të cilat do të ndeshen mbrëmjen e së mërkurës.

PSG u kkualifikua me rezultatin e përgjithshëm 5-4 përballë Aston Villas.

Britanikët u duk në një moment sikur do të hynin fort në garë. Pas humbjes së ndeshjes së parë në Francë me rezultatin 3-1, Aston Vila e pa sërish veten në disavatazh të dy golave, pasi Hakimi në të 11-ën dhe Mendes në të 28-ën i dhanë avantazhin e dyfishtë PSG-së.

Por në minutën e 34 Tielemans fut në lojë Aston Vilan duke shkurtuar diferencën, ndërkohë që në pjesën e dytë anglezët do të shënonin edhe dy herë të tjera me anë të McGini në minutën e 55-të dhe Kosna në minutën e 57-të duke përmbysur gjithçka.

Ata luftuan deri në fund që të shënonin edhe një gol, që do të çonte ndeshjen në shtesë, por rezultati mbeti i pandryshuar, duke bërë që të jenë francezët që kalojnë në fazën tjetër.

Ndërkohë edhe Dortmund ka marrë një fiotore të madhe 3-1 përballë Barcelonës por që nuk mjaftoi, pasi spanjollët kishin fituar 4-1 javën e shkuar.

Guirassy shënoi tre herë, dy në pjesë të parë dhe një në pjesën e dytë, por autogoli i Bensbeinit zbehu shpresat e gjermanëve për mrekulli.

Tashmë Barcelona është në pritje të sfidës mes Interit dhe Bayern për të mësuar se me cilën skuadër do të ndeshet në gjysëmfinale.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›