E Martë, 3 Nëntor 2026

Champions League zbret në Rrogozhinë, gjyqtarë boshnjakë për sfidën ndaj Breidablik

TIRANË, 25 qershor /ATSH/ Për herë të parë në histori, stadiumi ‘Egnatia’ do të presë një ndeshje të Champions League.

Konfirmimi është dhënë nga UEFA, që miratoi impiantin e ri në Rrogozhinë, për ndeshjen e turit të parë kualifikues, ku kampionët e Shqipërisë do të luajnë me islandezët e Breidablik.

Stadiumi ka kapacitet 5,000 vende dhe i plotëson kushtet për ndeshjen e 8 korrikut në orën 21:00.

Më parë në stadiumin e kategorisë së katërt janë luajtur ndeshjet e Europianit të 17-vjeçarëve, teksa në vitin 2027 aty do të luhen edhe ndeshjet e Europianit të 21-vjeçarëve që do të zhvillohet në Shqipëri.

Për këtë sfidë janë përcaktuar edhe arbitrat e ndeshjes, të cilët do të jenë nga Bosnje-Hercegovina.

Kështu kryesor do të jetë Antoni Bandić, anësorë Amir Kadic dhe Nebojša Žugić BIH

Arbitër i katërt do të jetë Antonio Tomić, ndërsa në VAR do të jetë Nihad Ljajic.

/a.f/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›