E Martë, 3 Nëntor 2026

SHBA – Trump: Armëpushimi në Gaza është afër

UASHINGTON, 25 qershor /ATSH-AA/ – Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se “në Gaza ka një përparim të madh” ndërsa ka njoftuar se përfaqësuesi i tij i posaçëm për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, i ka thënë se armëpushimi në Gaza është shumë afër.

Trump u takua me sekretarin e përgjithshëm të Aleancës, Mark Rutte, përpara sesionit të liderëve të Samitit të NATO-s tnë Hagë të Holandës.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Trump foli lidhur me situatën e fundit të armëpushimit Izrael-Iran.

“Progresi është shumë i mirë, mendoj. Shumë i mirë. Avionët izraelitë u kthyen mbrapsht dje. Isha krenar për ta. Ata u ngritën sepse menduan se kishte një shkelje. Teknikisht ata kishin të drejtë, por kjo nuk do të kishte dhënë rezultat shumë të mirë. Dhe ata i kthyen avionët mbrapsht”, deklaroi Trump.

Për konfliktin midis Izraelit dhe Iranit, presidenti amerikan tha “ata patën një grindje të madhe si dy fëmijë në oborrin e një shkolle”.

Trump tha se ai mendoi se do të ishte e lehtë t’i “linte të dyja palët të grindeshin” për një kohë dhe pastaj t’i ndalte ato.

Lidhur me situatën në Gaza, Trump tha se përfaqësuesi i posaçëm për Lindjen e Mesme, Witkoff, i ka thënë atij se armëpushimi në Gaza është shumë afër duke theksuar se “ka një përparim të madh në Gaza”.

Lidhur me agjendën e samitit, Trump rikujtoi se dëshiron që aleatët të rrisnin shpenzimet e tyre të mbrojtjes në 5 për qind të Produktit të tyre të Brendshëm Bruto (PBB).

“NATO do të forcohet shumë”, tha presidenti amerikan./   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›