E Martë, 3 Nëntor 2026

Chermen Valiev kampion bote në Kampionatin e Ushtrisë në Gjermani

TIRANË, 26 qershor /ATSH/ Chermen Valiev është shpallur kampion bote në Kampionatin e Ushtrisë që po zhvillohet në Warendorf të Gjermanisë, bëri të ditur sot Federata Shqiptare  Mundjes.

Valiev ka fituar medaljen e artë dhe titullin Kampion Bote. Mundësi i Shqipërisë arriti këtë sukses në peshën deri 74 kilogramë.

Ai mundi turkun Bakir në finale.

“Urime për këtë fitore të jashtëzakonshme  një dëshmi e përkushtimit, disiplinës dhe forcës që përfaqëson vendin tonë me nder”, thekson në një postim FSHM.

Valiev është edhe kampion Evrope në fuqi dhe fitues i medaljes së bronzit në Lojërat Olimpike 2024.

1 nga 13

/gj.m//a.f/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›