Colturi shkëlqen ne Austri, skiatorja kuqezi renditet e treta, podium i katërt deri tani në Kupën e Botës

E treta e vërteta. Lara Colturi u ringrit pas dy dështimeve të fundit në Kupën e Botës dhe ia doli të bëjë një tjetër mrekulli në Austri.
Në disiplinën e slalomit, që është edhe më e preferuara për skiatoren e Shqipërisë, Colturi u rendit në vendin e tretë në Semmering të Austrisë.
19-vjeçarja italiane që garon për vendin tonë u rendit pas krahëve të legjendës amerikane Mikaela Shiffrin dhe Camille Rast.
Colturi dha kohën 1 minutë, 49 sekonda e 39 të qindtat, vetëm 0.57 të qindtat pas vendit të parë.
Në zbritjen e parë Lara Colturi u rendit në vendin e dytë me kohën 54 sekonda e 79 të qindtat.
Ndërsa në zbritjen e dytë skiatorja e talentuar u rendit e katërta me kohën 54 sekonda e 60 të qindtat, çka bëri që në përllogaritje totale të kohës të renditej në podium në vendin e tretë.
Për Larën ky ishte podiumi i katërt deri tani në këtë edicion të Kupës së Botës në ski, teksa më herët kishte arritur suksese me vendet e dyta dhe të treta edhe në Levi të Finlandës, Gurgëll në Austri si dhe në SHBA.
Në klasifikimin e përgjithshëm të botërorit, Lara Colturi është aktualisht e 7-ta me 362 pikë, teksa është penalizuar jo pak nga fakti që 4 nga garat nuk i ka mbyllur dot pasi ka dalë jashtë piste.