E Diel, 1 Nëntor 2026

Përfshihet nga flakët autoboti i gazit në aksin Elbasan-Peqin, bllokohet qarkullimi

Një mjet tip autobot që transportonte gaz u përfshi nga flakët në aksin rrugor Elbasan-Peqin, pranë fshatit Pajovë. Fatmirësisht, nuk ka pasur shpërthim, i cili mund të kishte sjellë pasoja shumë të rënda për mjetet e tjera dhe drejtuesit e tyre, si dhe për kalimtarët e rastit.

Ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikësve dhe vendosja e një zone sigurie kanë mundësuar evitimin e një tragjedie.

Aktualisht, ende nuk dihen shkaqet që çuan në përfshirjen e mjetit nga flakët.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›