E Hënë, 2 Nëntor 2026

Conference League, Drita kualifikohet për herë të parë në fazën e grupeve në një kompeticion europian

TIRANË, 28 gusht /ATSH/ “Drita” ka arritur të fitojë edhe ndeshjen e dytë kundër “Differdange” në “play-off”, duke u kualifikuar kështu për herë të parë në Conference League.

Pas fitores së parë në Prishtinë me rezultatin 2-1, skuadra e Zekerija Ramadanit bëri detyrën edhe në Luksemburg.

Vendasit u ndëshkuan që në minutën e 3’ me një karton të kuq, duke ia bërë gjërat më të lehta kampionëve të Kosovës.

Në minutën e 62’, ishte Besnik Krasniqi, i cili arriti në mënyrë të shkëlqyer të kthente në gol një 11-metërsh dhe duke hedhur hapin e sigurt drejt fazës së ligës.

Minutat e mbetura u menaxhuan mjaft mirë nga Drita, i cili mori fitoren me rezultatin e përgjithshëm që shënonte 3-1 për të besuarit e Ramadanit.

Drita arrin për herë të parë një kualifikim historik në fazën e grupeve të një kompeticoni europian, teksa të premten e 29 gushtit do të mësojë dhe 6 kundërshtarët me të cilët do të ndeshet në Conference League.

Differdange 0-1 Drita

Krasniqi (P) 62’

/gj.m//a.f//r.e/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›