Conference League, “Vllaznia” do të luajë në “Elbasan Arena” ndaj “BFC Daugavpils”

TIRANË, 18 qershor/ATSH/ “KF Vllaznia” ndeshjen e parë të turit të parë të Conference League do ta luaj në “Elbasan Arena”. Ndeshja është parashikuar të luhet të enjten e datës 10 korrik 2025, ndërsa përballë do të jetë skuadra nga Letonia “BFC Daugavpils”. Ndeshja e kthimit pritet të luhet më 17 korrik, në Letoni.
Klubi shkodran njofton vendimin në faqen e tij zyrtare në rrjetet sociale, duke i dhënë fund kështu diskutimeve se ku do ta zhvillojnë kuqeblutë sfidën e parë evropiane të sezonit të ri futbollistik. Më herët klubi shkodran kishte arritur marrëveshje dhe me “Teutën” e Durrësit, që ndeshja të zhvillohej në “Niko Dovana”.
Më herët “KF Vllaznia” dhe Bashkia e Shkodrës kanë patur diskutime në distancë për stadiumin ku kuqeblutë do të zhvillonin debutimin në kupat e Evropës. Bashkia e Shkodrës kërkonte që ndeshja të luhej në qytetin e Shkodrës
Beci për këtë njoftoi se koncerti i këngëtarit Bujar Qamili, i parashikuar tek stadiumi “Loro Boriçi” do të zhvillohet zhvillohet në lulishten para Bashkisë së Shkodrës, me qëllim që kushtet e impiantit të mos cenohen për ndeshjen e Conference League të “KF Vllaznia”, ashtu siç kishte kërkuar vetë klubi shkodran.
/a.f/r.e/