Francë, Vengu: Zhvillojmë industrinë ushtarake, pajisje me mjete dhe sisteme me përdorim të dyfishtë

TIRANË, 18 qershor/ATSH/ Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ndodhet në Francë, ku po merr pjesë në panairin ndërkombëtar “Paris Air Show” (Salon du Bourget).
Ky panair është ngjarja më e rëndësishme për aviacionin ushtarak dhe civil, si dhe për teknologjitë në fushën e mbrojtjes.
Vengu vlerësoi se “industria ushtarake vendase, pajisja me mjete dhe sisteme me përdorim të dyfishtë, civil dhe ushtarak, dhe kualifikimi i efektivëve tanë në përdorimin e tyre përbëjnë tre akse të modernizimit të Forcave tona të Armatosura”.
Gjatë vizitës në Panairin Ndërkombëtar “Paris Air Show”, ministri Vengu u njoh nga afër me teknologjitë dhe mjetet që ofrojnë disa prej kompanive më prestigjioze në botë si: Anduril Systems, Thales Group, Airbus, MBDA, EDGE Group, KNDS, Saab AB dhe Safran.
Pjesëmarrja në këtë event përbën një mundësi të rëndësishme për forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes mes dy vendeve.
1 nga 17/m.m/r.e/a.f/