E Diel, 1 Nëntor 2026

DAVOS – Zelensky: SHBA-ja, Ukraina dhe Rusia do të zhvillojnë bisedime tripalëshe në EBA

DAVOS, 22 janar /ATSH-DPA/- Përfaqësuesit e SHBA-së, Ukrainës dhe Rusisë do të zhvillojnë bisedime tripalëshe për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) të premten dhe të shtunën, tha sot presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Zelensky e përshkroi atë si “takimin e parë tripalësh” që do të mbahet midis vendeve. “Mendoj se kjo është një mundësi e mirë”, tha ai.

Njoftimi i Zelensky erdhi në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, ku ai u takua me presidentin e SHBA-së Donald Trump.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump e përshkroi takimin me homologun e tij ukrainas, si “të mirë”, ndërsa e quajti përpjekjen për t’i dhënë fund luftës së nisur nga Rusia një “proces të vazhdueshëm”.

I dërguari i posaçëm i SHBA-së Steve Witkoff do të takohet sot pasdite me presidentin rus Vladimir Putin përpara udhëtimit te tij në Emiratet e Bashkuara Arabe. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›