E Hënë, 2 Nëntor 2026

DETAJE / Aksioni i RENEA-s në Dobraç: Vetëm kontrolle, nuk ka të arrestuar

Forcat speciale RENEA, kanë zhvilluar një aksion në orët e para të mëngjesit në Shkodër. Operacioni është kryer në disa zona të qyteti, përqendruar më së shumti në zonën e Dobraçit.

Siç raporton gazetarja Emi Kalaja nuk ka të dhëna për të arrestuar nga kjo ngjarje. Sipas informacioneve të para, policia ka zhvilluar kontrolle duke nisur që prej orës 05:00 të mëngjesit.

Ky aksion ka qenë i koordinuar me një tjetër zhvillim, kësaj radhe në Fushë Kuqe të Kurbinit ku u arrestuan dy “ushtarë” të Ervis Martinajt.

Bëhet fjalë për kapjen e dy personave në kërkim nga Prokuroria e Posaçme. Atyre iu sekuestruan edhe pistoleta, armë gjahu, radio si të policisë, jelek antiplumb dhe municion luftarak.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›