E Diel, 1 Nëntor 2026

Dalja nga shtrati e lumit Vjosa, bllokohet rruga “Bishti i Malit” në Selenicë

TIRANË, 8 janar/ATSH/ Për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe daljes nga shtrati të lumit Vjosë, rruga “Te Bishti i Malit” në bashkinë Selenicë është aktualisht e bllokuar.

Kryetari i bashkisë së Selenicës, Nertil Bellaj informoi sot se “prurjet e larta kanë shkaktuar përmbytje në zonë, duke e bërë rrugën të pakalueshme për momentin”.

Bellaj u bëri apel banorëve dhe drejtuesve të automjeteve që të mos përdorin këtë aks rrugor, por të ndjekin rrugët alternative për të udhëtuar drejt Selenicës dhe fshatrave të tjerë.

Ekipet e emergjencës dhe të bashkisë janë në terren dhe po ndjekin situatën nga afër.

1 nga 2

/k.s/a.f/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›