E Diel, 1 Nëntor 2026

Dardha kryeson në dimër/ Vizitorët vlerësojnë peizazhin alpin, sportet dhe mikpritjen

Dardha mbetet destinacioni më i kërkuar i turizmit dimëror në juglindje. Qindra vizitorë,të ardhur nga zona të ndryshme të vendit,iu drejtuan fshatit turistik për të kaluar fundjavën.

Fluksi i lartë i mjeteve krijoi  trafik në aksin rrugor që lidh Boboshticën me Dardhën.

Vizitorët, që zgjodhën ta kalonin fundjavën në Korçë,u ndalën për të shijuar bukurinë e peizazhit alpin të Dardhës. Të pasionuarit pas sporteve dimërore,provuan aftësitë dhe u argëtuan në skipistën e Bigllës.

Peizazhi dimëror, shëtitjet në natyrë, sportet e dimërore dhe tradita e mikpritjes po tërheqin grupe vizitorësh sidomos gjatë fundjavës.Bujtinat tradicionale, gatimet karakteristike dhe produktet lokale janë pjesë e pandarë e përvojës që Dardha u ofron vizitorëve gjatë sezonit të dimrit.  / abcnews.al /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›