E Hënë, 2 Nëntor 2026

De Bruyne shqetëson Napolin, belgu qëndron të paktën 3 muaj larg fushës

Kevin De Bruyne detyrohet të bëjë një pushim të gjatë. Mesfushori i Napolit u zëvendësua në minutën e 37-të të ndeshjes kundër Interit për shkak të një problemi muskulor pasi goditi dhe shënoi penalltinë që i dha fund barazimit në stadiumin “Maradona”.

Menjëherë pati frikë për më të keqen, dhe ndjesitë e pakëndshme u konfirmuan nga testet instrumentale të kryera të hënën. Siç njoftoi Napoli, belgu ka pësuar një këputje të shkallës së lartë të bicepsit femoris në kofshën e djathtë dhe tashmë ka filluar rehabilitimin. Pushimi do të jetë i gjatë, të paktën 3-4 muaj.

De Bruyne u nis për në Belgjikë me një aeroplan privat për të filluar trajtimin. Raportet sugjerojnë se mesfushori belg po zgjedh ndërhyrjen kirurgjikale në vend të trajtimit konservativ, ky i fundit është zgjedhja e Lukakut.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›