E Diel, 1 Nëntor 2026

Debati për pagat e gjyqtarëve, kryeministri Edi Rama i bashkohet seancës në Kuvend

Kuvendi pritet të vendosë pagat e reja të magjistratëve, sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në seancën plenare në Kuvend.

Ndërkaq, Presidenti i Republikës është njohur me projektligjin dhe pas korrespondencës së Kuvendit, ka dhënë pëlqimin, për ta dekretuar menjëherë nëse miratohet në parlament, për të mos humbur kohë më tej me procedurat e njohjes së ligjit dhe afatet e dekretimit.

Sipas projektligjit që do të votohet në Parlament, piramida mban si referencë pagën e Presidentit, por koeficienti pëson një rritje të lehtë.

Efekti financiar i ndryshimit shkon në 2 miliardë lekë të reja në buxhetin e shtetit, ndërsa shtesat e prapambetura do të merren me këste gjatë dy viteve të ardhshme./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›