E Hënë, 2 Nëntor 2026

Dëbora bllokon rrugën e Arbrit, situata më e vështirë është në segmentin e fshatit Xibër

Reshjet e dëborës bënë që të bllokohet qarkullimi për gati një orë në rrugën e Arbrit. Problematike situate u paraqit në segmentin e Xibrit ku prania e dëborës bëri që me dhjetra automjete të mbeten të bllokuara.

Situatë problematike paraqitet edhe nga tuneli i Qafës së Buallit deri në Fushë Bulqizë ku ka prani të dëborës.

Autoritetet këshillojnë drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes dhe të jenë të pajisur me goma dimërore e zinxhirë.

Sakaq, reshjet kanë krijuar vështirësi edhe në zonat malore ku në disa fshatra trashësia ka arritur deri në 15 centimetra.

Shtabet e mbrojtjes civile në Bashkinë e Bulqizës kanë kërkuar ndërhyrje në rrugët rurale si dhe firmave kontraktore të jenë në terren në rrugët nacionale.

Në tunelet e rrugës së Arbrit në fshatin Fshat të Klosit ka shkëputje të energjisë elektrike, problem ky i vazhdueshëm ditët e fundit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›