E Diel, 1 Nëntor 2026

Rikthehen reshjet e dëborës/ Qarkullim i vështirësuar në disa akse rrugore, Policia apel për kujdes drejtuesve të mjeteve

Reshjet e borës kanë vështirësuar qarkullimin në disa akse rrugore, kryesisht në zonat malore të Shkodrës, Kukësit, Dibrës, Korçës dhe Sarandës. Policia Rrugore është në terren dhe po bashkëpunon për pastrimin dhe kriposjen e rrugëve.

Në Qafë Thanë, qarkullimi i kamionëve do të ndalohet për 2–3 orë. Drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes, të pajisen me goma dimërore/zinxhirë dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë. Për ndihmë, telefononi 112.

Policia:

Apel për kujdes për të gjithë përdoruesit e rrugës! ⚠️

Për shkak të reshjeve të borës, qarkullimi është vështirësuar në disa akse rrugore, kryesisht në zonat malore të qarqeve Shkodër, Kukës, Dibër, Korçë dhe në Sarandë.

Shërbimet e Policisë Rrugore dhe të Patrullave të Përgjithshme janë në terren me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe për të ndihmuar përdoruesit e rrugës në rast nevoje.

Policia bashkëpunon me entet pronare të rrugëve dhe firmat kontraktore, me qëllim pastrimin e rrugëve nga bora dhe shpërndarjen e kripës ????. Puna për pastrimin dhe kriposjen e rrugëve vijon në mënyrë intensive.

❗️ Në Qafë Thanë, nuk do lejohet kalimi i kamionëve (rreth 2-3 orë) derisa rruga të pastrohet nga borëpastruesja në tokën maqedonase.

Policia Rrugore apelon që drejtuesit e mjeteve të:
bëjnë kujdes gjatë lëvizjes,
respektojnë sinjalistikën rrugore ????????,
pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore,
ndjekin udhëzimet e shërbimeve të Policisë Rrugore ????.

???? Për ndihmë, telefononi 112.

#QarkulloniMeShpejtësiTëModeruar ????
#RespektoniRregullatEQarkullimit ????

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›