E Diel, 1 Nëntor 2026

Dëborë dhe ngrica në Qarkun Shkodër, autoritetet në terren. Policia thirrje shoferëve: Kini kujdes, përdorni zinxhirë

Nisin reshjet e dëborës në territorin e qarkut Shkodër.  Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër ka bërë  me dije se në zonat me fluks të lartë lëvizjeje dhe në akset rrugore ku ka prezencë dëbore dhe ngricash është shtuar patrullimi nga shërbimet e Policisë Rrugore. Policia i ka bërë thirrje drejtuesve të automjeteve të përdorin goma dimërore ose zinxhirë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Situata sipas bashkive

Bashkia Shkodër

Në territorin e bashkisë Shkodër vijojnë reshjet e shiut, ndërsa në zonat malore ka reshje dëbore. Në aksin rrugor Bogë–Theth, mjetet e firmës mirëmbajtëse ndodhen në terren dhe po kryejnë hedhjen e kripës, megjithëse në disa segmente rruga paraqitet me ngrica. Në Qafë Thore, trashësia e dëborës arrin rreth 15 cm dhe qarkullimi vijon pa probleme.

Bashkia Malësi e Madhe

Në qytetin e Koplikut vijojnë reshjet e dëborës me trashësi rreth 3 cm.

Bashkia Fushë-Arrëz

Reshjet e dëborës vijojnë me intensitet të ulët, me trashësi 5–8 cm. Rrugët janë të hapura dhe qarkullimi vijon normalisht.

Bashkia Pukë

Në territorin e bashkisë ka reshje dëbore me intensitet të ulët dhe trashësi rreth 5 cm. Momentalisht nuk raportohen situata problematike.

Prefekti i Qarkut Shkodër u ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes, veçanërisht në zonat malore, si dhe të ndjekin njoftimet zyrtare të institucioneve përgjegjëse.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›