Rama publikon pamje nga punimet: Së shpejti Lura e arritshme përmes rrugës së re turistike

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se së shpejti Lura magjike do të jetë plotësisht e arritshme përmes rrugës së re turistike. Me një postim në rrjetin social Facebook, Rama sqaron se është hedhur shtresa e parë asfaltike në segmentin Peshkopi – Lurë, ndërsa puna po vijon intensivisht edhe në segmentin Lurë – Rrëshen.
Ky investim i rëndësishëm infrastrukturor pritet të lehtësojë ndjeshëm aksesin drejt një prej perlave natyrore të Shqipërisë, duke i dhënë një shtysë të re zhvillimit të turizmit, ekonomisë lokale dhe promovimit të bukurive natyrore të zonës.
/rtsh.al/