E Premte, 6 Nëntor 2026

Dedic i Newcastle ndalohet nga policia, u kap me një hark dhe me shigjeta

Mbrojtësi i Newcastle United, Amar Dedic u ndalua nga policia pasi u pa duke mbajtur një hark dhe shigjeta në Northumberland.

Lojtari i kombëtares së Bosnjë-Hercegovinës ishte me një mik kur u ndalua. Raportet thonë se gjashtë makina policie, përfshirë policë të armatosur e ndaluan atë rreth shtatë milje larg vendit ku u panë fillimisht.

Policia kontrolloi makinën dhe sekuestroi harkun dhe shigjetat, por ishte e bindur se dy burrat nuk përbënin kërcënim për publikun.

Raportohet se portieri i Newcastle , Mark Gillespie, 34 vjeç, dhe ish-mbrojtësi Paul Dummett, 35 vjeç, mbërritën në vendngjarje ndërsa policia po fliste me Dedicin.

Dyshja ndodhej rastësisht në zonë dhe u ndal për të ofruar ndihmë.

Incidenti ndodhi të mërkurën, dy ditë pasi Dedic kishte luajtur në humbjen 1-0 të Newcastle në shtëpi nga Everton. Newcastle , i cili është i 13-ti në tabelën e Premier League me 11 pikë nga nëntë ndeshje, nuk ka komentuar. Policia e Northumbrias ka lëshuar një deklaratë dhe tha se hetimet janë duke vazhduar.

Lajme të Sugjeruara

Trajneri i Portugalisë: Nuk e prisja daljen në pension të Ronaldos

Trajneri i Portugalisë: Nuk e prisja daljen në pension të Ronaldos

Kina në kontakt me Real Madridin dhe La Ligën për komentet e Mbappes për Mao Ce Dunin

Kina në kontakt me Real Madridin dhe La Ligën për komentet e Mbappes për Mao Ce Dunin

Liga e Kombeve, Foda publikon listën e Kosovës për ndeshjet e nëntorit

Liga e Kombeve, Foda publikon listën e Kosovës për ndeshjet e nëntorit

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›