“Degradim i gjithçkaje”- Tomor Alizoti: Mesazhet e Agasit, tregon sa banal është shteti ynë! E keqe dhe joserioze
Deputeti i PD-së Tomor Alizoti ishte sot në Zonë e Lirë News24 teksa komentoi edhe mesazhet e reja të zbuluara nga dosja e SPAK, të biznesmenit Ergys Agasi me dy izraelitë dhe lidhjet e tij me drejtuesen e Shërbimit Informativ, Vlora Hyseni.

Për Alizoti, gjithçka në këtë rast është banale.
Rasti tregon se ku është katandisur shteti, me drejtuesen e një shërbimi shumë sensitiv dhe të rëndësishëm në duart e një njeriu banal.
Tomor Alizoti: Kjo kupton degradimin e gjithçkaje. Kjo është esenca. Sistemet e shërbimit edhe diktatura, sisteme brutale brenda të keqes kanë një seriozitet. Kjo është e keqe joserioze. Ka shkatërruar shtetin modern shumë banale. Aq banale është bërë sa s’dua ta komentoj. E kupton sa banale është.
Të komunikosh me drejtorin e një shërbimi informativ në botë dhe në vende të Ballkanit, nuk e kanë shansin as deputetë. Këtu në Shqipëri e ka një njeri banal. Këto kemi banalen në institucionin më të madhe të vendit, në thesarin e informacionit. Kjo nuk bën më interes. Në moment që është zbërthyer dhe faktuar që drejtuesja e një shërbimi kaq të rëndësishëm është në shërbim të karteleve këtu ka rënë.