E Diel, 1 Nëntor 2026

Degradimi i spitalit të Lushnjës, Sala i përgjigjet Korreshit: Do të investojmë në të ardhmen

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, ministrja Sala i është përgjigjur edhe kritikave të deputetit të PD Saimir Korreshi për gjendjen e degraduar në spitalin e Lushnjes.

Evis Sala theksoi se spitali i Lushnjes është pjesë e një programi kombëtar investimesh, duke shtuar se spitali do pasurohet me aparat të ri mamografie.

“Kemi zgjedhur të investojmë për të garantuar shërbimin. Spitali i Lushnjes është pjesë e një programi kombëtar investimesh. Për 2027 janë parashikuar më shumë investime.

Por është e lehtë të bësh opozitë me batuta. Brenda këtij viti pritet të nisë puna për godinën e Spitalit të Korçës. Investimet shtrihen gradualisht në të gjithë territorin, vizioni është i qartë që qytetarët të marrin shërbim dinjitoz”, tha ajo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›