E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Deklarata e Berishës/ Gjikondi: Është gjithmonë “regjisori” i dhunës në politikës shqiptare

Analistja Brizida Gjikondi, e ftuar në ABC News, komentoi daljen e Sali Berishës në deklaratë për mediat.

Ajo theksoi se kryedemokrati është “regjisori” i dhunës në politikën shqiptare.

“Berisha është dërguesi i dhunës, në momentin kur e shikon se nuk po jep rezultat, bën një hap prapa dhe i braktis dhe kamikazët e tij dhe i lë në rrugë dhe thotë unë nuk di asgjë për incidentin. Jam e bindur se është taktikë e tij, që bën sikur shkëputet nga dhuna dhe ndërkohë është gjeneruesi më i madh i dhunës. Kjo është mënyra se si funksionon ai,. Ai është gjithmonë “regjisori” i dhunës në politikës shqiptare”, tha ajo.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›