E Diel, 1 Nëntor 2026

“Del jep mend Zegjineja”, Kopliku: PD i shërben vetëm interesave të qytetarëve

Drejtues i Brain Gain, Ted Kopliku tha se arritjet më të mëdha për Shqipërinë, mbajnë firmën e Partisë Demokratike.

I ftuar në studion e QUO VADIS në Vizion Plus, Kopliku deklaroi se Partia Demokratike, është një parti që i shërben vetëm qytetarëve, ndryshe nga qeveria.

Ai sulmoi drejtpërdrejtë deputeten socialiste Zegjine Caushin, për gafat e saj në Parlament.

 “Në 35 vite, firma e vetme që ka arritje në Shqipëri është Partia Demokratike. Ndaj unë pyes socialistët, po ju çfarë keni arritur? Në këto 35 vite krahasimet që bëhen me politikën e vjetër… Në 2009-ën kaloi krizë gjithë Evropa, dhe PD e kaloi me sukses në Shqipëri. Ky është ndryshimi, qasja që ka pasur njëra qeveri me tjetrën. PD është një parti që i shërben interesave të qytetarëve. Kur sheh parlamentin sot, s’ka asnjë interes. Del Zegjineja dhe të jep mend për politikën, del e flet për buxhetin”, tha Kopliku.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›