Demo: Nisin punimet për ndërtimin e rrugës Bilçë-Drobonik, rëndësi strategjike për Beratin

TIRANË, 19 nëntor/ATSH/ Në Berat kanë nisur punimet për ndërtimin e rrugës Bilçë-Drobonik.
Lajmi u bë i ditur se nga kryetari i bashkisë së Beratit, Ervin Demo i cili tha se “ky projekt plotëson të gjithë aksin e ri që përfshin rrugën Ballaban – Berat dhe Urën e Bilçës”.
“Ky është një aks me rëndësi strategjike për Beratin, si në zhvillimin e fshatrave, të cilët karakterizohen nga produkte të jashtëzakonshme, ashtu edhe për krijimin e një portofoli të ri vizitorësh që vijnë direkt nga jugu në qytetin e “Një mbi Një Dritareve””, tha Demo.
Kryebashkiaku Demo u shpreh se “pa harruar rëndësinë që kjo rrugë bashkë me urën ka për të ruajtur Goricën duke limituar trafikun që kalon nëpërmjet saj”.
Kjo rrugë, 1.7 km e gjatë do të shkurtojë ndjeshëm distancën e lëvizjes së mjeteve nga Droboniku, Bilça nëpërmjet Urës së re të Bilçës.
1 nga 8/k.s/j.p/