Demokrati Jon Ossoff rizgjidhet senator në Xhorxhia, mund Collinsin

Senatori demokrat Jon Ossoff ka siguruar rizgjedhjen në Xhorxhia, duke mundur kongresmenin republikan Mike Collins, pas muajsh epërsie ndaj rivalit në sondazhe dhe në mbledhjen e fondeve për fushatën.
Fitorja e Ossoff pritet të ringjallë shpresat e demokratëve për të zgjeruar ndikimin në këtë shtet me konkurrencë të fortë mes dy partive, ku Donald Trump fitoi sërish në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.
Në zgjedhet e vitit 2020, Ossoff dhe kolegu i tij demokrat, senatori Raphael Warnock, ua morën republikanëve të dyja mandatet e Xhorxhias në Senat. Kjo ndodhi pasi Joe Biden u bë demokrati i parë në dekada që fitoi në këtë shtet në zgjedhjet presidenciale.
Sipas mediave ne SHBA, mandati i ri në Senat mund t’i shërbejë si pikënisje për një kandidaturë presidenciale në vitin 2028, nëse vendos të hyjë në garë.
The post Demokrati Jon Ossoff rizgjidhet senator në Xhorxhia, mund Collinsin appeared first on Euronews Albania.
Burimi: Botë