E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Sondazhi në SHBA: Ekonomia dhe demokracia, shqetësimet kryesore

Ekonomia dhe gjendja e demokracisë janë shqetësimet kryesore të votuesve amerikanë, sipas të dhënave të para të një sondazhi të gjerë të realizuar nga kompania SSRS.

Pothuajse dy të tretat e të anketuarve thonë se politikat e presidentit Donald Trump i kanë përkeqësuar kushtet ekonomike në SHBA, raporton BBC.

Sondazhi, për të cilin janë intervistuar dhjetëra mijëra votues në të gjithë vendin, tregon se shumica kanë një vlerësim negativ për gjendjen e ekonomisë.

Më shumë se katër në dhjetë të anketuar thonë se familja e tyre është në një gjendje ekonomike më të keqe sesa dy vjet më parë. Ndërkohë, gjashtë në dhjetë shprehen «shumë të shqetësuar» për çmimet e benzinës dhe të ushqimeve.

Po gjashtë në dhjetë ia atribuojnë rritjen e çmimeve më shumë politikave të Trumpit sesa faktorëve të jashtëm.

Veprimet ushtarake kundër Iranit janë gjithashtu një nga çështjet që kanë ndikuar në zgjedhjen e votuesve. Gjashtë në dhjetë të anketuar mendojnë se SHBA-ja mori «vendimin e gabuar» duke ndërmarrë veprime ushtarake kundër Iranit. Në një pyetje të veçantë, tre të katërtat e cilësojnë konfliktin si një «faktor vendimtar ose të rëndësishëm» për votën e tyre në zgjedhjet për Kongresin.

Gjithashtu, 90% e të anketuarve thonë se korrupsioni qeveritar ishte një faktor vendimtar ose i rëndësishëm në përcaktimin e votës së tyre.

Për emigracionin, gjashtë në dhjetë shprehen se nuk e miratojnë mënyrën se si Agjencia e Zbatimit të Ligjeve të Emigracionit dhe Doganave, ICE, po e kryen detyrën.

Megjithatë, shumica e të anketuarve shprehin besim se zgjedhjet po zhvillohen në mënyrë të drejtë dhe se votat po numërohen me saktësi.

The post Sondazhi në SHBA: Ekonomia dhe demokracia, shqetësimet kryesore appeared first on Euronews Albania.

Burimi: Botë

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›