E Diel, 1 Nëntor 2026

Dëmtohet linja e ujësjellësit në Vlorë, mijëra banorë përballen me kufizime të furnizimit me ujë

Prej dy ditësh në Vlorë po punohet pas një defekti të krijuar në linjën e transmetimit të ujësjellësit me diametër 1000 mm, çka ka detyruar ndërprerjen e furnizimit me ujë të pijshëm për banorët e qytetit.

Bëhet fjalë për linjën kryesore që furnizon depot e ujit të qytetit.

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve, Flauers Shoshi, së bashku me drejtorin e Ujësjellës-Kanalizimeve Vlorë, Ermal Murati, kanë inspektuar nga afër dëmtimin e rëndë në tubacion.

Pas ndërhyrjes së kryer një ditë më parë, për shkak të rëndimit të defektit, është ndërhyrë sërish edhe në orët e mëngjesit të kësaj të shtune, me qëllim rikthimin sa më shpejt të furnizimit normal me ujë.

Defekti sipas autoriteteve është shkaktuar nga një anomali e krijuar gjatë funksionimit të linjës.

Sipas Muratit, defekti nuk i përket linjës së re të ujësjellësit, por kësaj linje transmetimi që është pjesë e një projekti të viteve 2009–2010.

Për shkak të kësaj problematike, prej më shumë se 24 orësh, Vlora po përballet me mungesë të ujit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›