E Diel, 1 Nëntor 2026

Dënohen 5 anëtarët të “Revanshit”, u akuzuan për organizimin e atentateve dhe trafik droge

Shpallen fajtorë pesë pjestarë të dosjes “Revanshi”. Ata akuzohen për sigurim të kushteve për të kryer vrasje, kultivim lëndësh narkotike dhe armëmbajtje pa leje  përmes krimit të organizuar.

Gjykata e Posaçme dënoi me nga 10 vjet: Një ish polic të RENEA-s, Adrian Piklin dhe Devis Bajramajn.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar secili prej tyre do të vuajë 6 vjet e 8 muaj heqje lirie. Përgjatë 2020 – 2021ata u përfshinë në tregtinë e paligjshme të armëve dhe municioneve.

Mes të dënuarve bëjnë pjesë dhe dy të afërm të ish deputetit socialist, Eduard Ndreca. Vëllai i tij, Armando Ndreca u dënua me 11 vjet burgim, i cili iu reduktua në 7 vjet e 4 muaj nga gjykimi me procedurë të shkurtuar. Sipas SPAK ai ka siguruar prodhimin e 243 kilogramvë hashash në Lezhë.

Elvis Ndreca, djali i xhaxhait të ish-deputetit socialist Eduard Ndreca dhe Edison Muceku u dënuan secili me 8 vite burg që prej gjykimit të shkurtuar shkon në 5.4 vite.

I pari u shpall fajtor për sigurim kushtesh për të kryer vrasjen e Durim Bamit më korrik të 2020 .

Ndërsa Edison Muceku ka tentuar të vrasë një tjetër person.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›