E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia, plan masash për koncertin, rruga dytësore do të jetë e bllokuar, autostrada e hapur

Policia e kryeqytetit ka publikuar hartën e rrugëve që pritet të bllokohen nga koncerti i Kanye West në Kashar.

Duke filluar nga ora 7.00 e mëngjesit të së shtunës ndalohet qarkullimi në rrugën dytësore të autostradës Tiranë- Durrës.

Bllokimi vlen deri në orën 12.00 në mesnatë, ndërsa sqarohet se korsia me sens daljeje do të jetë e lirë për automjetet.

Për të njëjtën fashë orare ndalohet dalja nga rrethrrotullimi i terminalit veri- jug për te rruga dytësore, kurse autostrada është e hapur.

Gjithashtu, nga ura e Institutit deri tek i njëjti terminal, rruga do të jetë pjesërisht e bllokuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›