Dënohen ish-zyrtarët e bashkisë, procesi për dosjen “5D”, gjykata jep 8 muaj burg për Eglantina Zeren

Gjykata e Posaçme dënoi me 1 vit burg ish-zyrtaren e bashkisë së Tiranës, Eglantina zere, e cila për shkak të gjykimit të shkurtuar, do të vuajë përfundimisht 8 muaj heqje lirie.
Në cilësinë e anëtares së Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Eglantina Zere u mor e pandehur në kuadër të dosjes “5D”, për akuzën shkeljes së barazisë në tendera.
Gjykata dënoi me nga 9 muaj edhe 4 të pandehurit e tjerë në këtë proces, të cilët gjithashtu përfituan ulje dënimi.
Ndërkohë në gjyq vijojnë të jenë dy ish-drejtorë të lartë të bashkisë së tiranës, Redi Molla e Mariglen Qato. /vizionplus.tv