Maturantët në provimin e matematikës, testimi i fundit në lëndën me zgjedhje më 24 qershor

Maturantët testuan njohuritë e tyre në lëndën e Matematikës, në provimin e tretë të Maturës Shtetërore, pas atyre të Gjuhës Shqipe dhe Gjuhës së Huaj.
Testi u vlerësua si mbi nivelin mesatar nga shumica e nxënësve, të cilët pohuan se hasën vështirësi në disa ushtrime të veçanta.
Sa i përket shpërndarjes së tezës në rrjetet sociale pak pas nisjes së testimit, Ministria e Arsimit deklaroi sërish se procesi mbetet i paprekur, pasi provimi është zhvilluar nën masa të rrepta sigurie, përfshirë kamera monitorimi dhe kontrolle në hyrje.
Një javë më vonë, më 24 qershor, maturantët do t’i nënshtrohen provimit të fundit, atij me zgjedhje.
Ndërkohë, nxënësit janë ende në pritje të rezultateve të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, të cilat pritet të publikohen më 19 qershor./vizionplus.tv