E Diel, 1 Nëntor 2026

Dënohet me 4 vite burg avokati Radovan Çela

GJKKO ka dënuar me 4 vite burg avokatin Radovan Çela.

Avokati përfiton edhe nga gjykimi i shkurtuar dhe si përfundim do të vuajë 2 vite e 8 muaj burg.

Çela është shpallur fajtor pasi ka ofruar përfitime të paligjshme për të ndikuar në vendimmarrjen e funksionarëve të drejtësisë.

Ai akuzohet nga SPAK për ndërhyrje në disa dosje, mes tyre edhe ajo e ‘Toyota Yaris’.

Vetëm dy ditë më parë GJKKO dënoi me 4 vite burg edhe ish-kryeprokurorin e Vlorës, Aurel Zarka, i përfshirë po në këtë dosje.

Hetimi nisi mbi bazën e të dhënave të Sky ECC, që u vunë në dispozicion nga autoritetet franceze, ku mes të pandehurve u zbuluan komunikime për disa çështje mes të cilave edhe “Toyota Yauris”.

Çela ka mohuar akuzën, duke thënë se nuk ka pasur llogari në “Sky-ECC”.

Avokati u vetëdorëzua në Policinë e Tiranës më 5 mars./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›