E Diel, 1 Nëntor 2026

“Platformat e KQZ pre e sulmeve kibernetike”, Celibashi: Asnjë ndikim, i kemi zmbrapsur të gjitha

Kreu i KQZ, Ilirian Celibashi, në një deklaratë për mediet, bëri me dije se platformat e KQZ-së, gjatë periudhës zgjedhore kanë rënë pre e sulmeve kibernetike, të cilat kanë qenë të sofistikuara dhe të organizuara. Celibashi theksoi se sulmet kanë ardhur nga jashtë.

Celibashi: Mund të bëj publike sot së platformat e KQZ, duke filluar nga ajo e regjistrimit të votuesve nga jashtë, janë gjendur nën sulme kibernetike. Kemi komunikimin me institucione përkatëse, si ato të sigurisë kibernetike dhe sot që lidhen me ndjekjen ligjore të këtyre rasteve sa herë që janë evidentuar.

Nga informacionet që kemi, një pjesë e këtyre sulmeve nuk kanë qenë sulme diletantësh, por kanë qenë të organizuara dhe të sofistikuara dhe jo rastësore. Kanë qenë të gjitha nga jashtë, të krahasueshme me sulmet që kanë pasur vende të tjera për situata të ngjashme, si Franca, Estonia.

Megjithatë Celibashi sqaroi se sulmet nuk kanë pasur asnjë ndikim dhe janë zbrapsur të gjitha.

Celibashi: Ia kemi dalë të kemi zero implikim në sistemet tona, ia kemi dalë t’i zmbrapsim të gjitha këto sulme. Qoftë në rastin e PER që ka ofruar siguri të plotë në çdo pikëpamje, por edhe aplikacionet e tera të KQZ, përfshirë dhe faqen dhe modulin e transmetimit të rezultateve./vizionplus.tv 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›