Depistim për skoliozën në shkolla, program për identifikimin e hershëm tek fëmijët 10-15 vjeç

Në Korçë është zhvilluar një trajnim me mësuesit e edukimit fizik të shkollave të qytetit dhe zonave rurale, i organizuar nga NJVKSH Korçë në bashkëpunim me DRAP.
Fokus i këtij takimi ishte depistimi i hershëm i skoliozës tek nxënësit, me synim rritjen e njohurive dhe aftësive të mësuesve për të identifikuar në kohë problematikat e shtyllës kurrizore.
Specialistët e shëndetësisë theksuan rëndësinë që ka kontrolli i hershëm tek fëmijët, pasi evidentimi në kohë ndihmon në parandalimin dhe trajtimin më efikas të këtyre deformimeve.
Ky program vjen në kuadër të një nisme kombëtare të Ministrisë së Shëndetësisë për të rritur kujdesin dhe ndërgjegjësimin mbi shëndetin e fëmijëve në moshë shkollore.
Gazetare: Eftjola Fili
/rtsh.al/