E Diel, 1 Nëntor 2026

Depistimi i skoliozës, mbi 9,500 fëmijë të kontrolluar

TIRANË, 23 mars /ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se gjatë periudhës dhjetor 2025 – shkurt 2026, 9,597 fëmijë në të gjithë vendin janë nënshtruar kontrollit të skoliozës përmes Programit Kombëtar të Depistimit të Skoliozës.

Ky program ka për qëllim identifikimin e hershëm të rasteve të skoliozës dhe referimin e fëmijëve për ndjekje të specializuar, duke kontribuar në parandalimin e deformimeve të shtyllës kurrizore, rritjen e ndërgjegjësimit tek prindërit dhe shkollat, si dhe përmirësimin e cilësisë së jetës për fëmijët.

Sipas të dhënave nga MSHMS-së, ndaj numrit total të kontrollit, 701 raste u dërguan për kontroll të mëtejshëm, 311 raste u dërguan për kontroll diagnoze dhe 10 fëmijë kanë marrë trajtime.

Ministria thekson rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit me prindërit dhe shkollat për të garantuar monitorimin e shëndetit të fëmijëve dhe ndërhyrjen e hershme kur është e nevojshme.

e.xh/j.p/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›