E Diel, 1 Nëntor 2026

Deputeti iu kthehet kolegëve të opozitës: Pse firmosët për Endri Shabanin, kur nuk e doni për Avokat të Popullit

Deputeti i Partisë ‘Lëvizja Bashkë’, Redi Muçi i është kthyer opozitës, duke i kërkuar llogari pse e firmosën emrin e Endri Shabanit, kur nuk e donin për Avokat të Popullit.

Ai më tej shtoi se sot seanca e Kuvendit do të mbyllet me Endrit Shabanin Avokat të Popullit i mbështetur nga firmat e demokratëve dhe i emëruar nga votat e socialistëve.

“Zoti ministër foli për seriozitet, por për mendimin tim nuk ka gjë më qesharake sesa që kemi 2 orë e 120 minuta ku burra e gra zihen për Endri Shabanin për një njeri që deri më parë i binte gjoksit si tribuni i partive të reja që po luftonte kundër sistemit të kalbur të politikës. Mesa duket sot nga kjo sallë do të dalim me Avokat Populli Endri Shabani me firmat e PD dhe votat e PS. Kur e quani lepur të Surrelit, pse i hodhët firmat? Për PS, si e ëmbëlsuat Endrit Shabanin, ose më mirë si iu ëmbëlsoi ai juve që do të zgjidhni Avokat të Popullit”, tha Muçi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›