E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Target”/ Dy të arrestuar në Tiranë, sekuestrohet kokainë dhe para

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona në kuadër të operacionit “Target”.

Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan  250 gramë lëndë e dyshuar narkotike Kokainë, 2 celularë dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

“Si rezultat i operacionit, u arrestuan në flagrancë shtetasit A. V., 23 vjeç dhe E. Dh.(K.), 33 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Këta shtetas u kapën në zonën e Komunës së Parisit, me 250 gramë lëndë narkotike të dyshuar Kokainë, të cilën dyshohet se do ta shisnin në lokalet e kësaj zone”, njofton policia.

Vijojnë veprimet hetimore për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›