E Diel, 1 Nëntor 2026

Derbi i Italisë shkon për Interin, Dimarco dhe Diouf ndëshkojnë Juventusin

Dy lojtarët e krahut për zikaltrit e çuan rezultatin në 2-0, në fund bardhezinjtë shënuan golin e vetëm me Conceicao.

Interi i ka dhënë fund pathyeshmërisë në periudhën para kampionatit të Juventusit. Derbi miqësor i Italisë, i luajtur në Perth, ka përfunduar me fitoren 2-1 të skuadrës së Chivu. Për zikaltrit shënuan dy lojtarët e krahut, Dimarco dhe Diouf. Në fund gjeti golin Conceicao për Juventusin.

Një fitore e merituar e Interit kundër bardhezinjve që vetëm në pak momente dhanë sinjale pozitive. Skuadra e drejtuar nga trajneri Chivu krijoi raste dhe shpesh arriti t’i mbyllte aksionet.

Për trajnerin Spalletti në anën tjetër lajmet e mira vijnë nga Kolo Muani e Alajbegovic, që pak para se rezultati të shkonte 2-0, e përmirësuan manovrën ofensive të Juventusit. Sinjale të mira edhe nga Douglas Luiz, që bëri një paraqitje pozitive.

Formacionet fillestare

Inter: (3-5-2) Provedel; Pavard, Bovio, Bastoni; Luis Henrique, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Esposito, Bonny. Trajner: Chivu

Juventus: (4-2-3-1) Di Gregorio; Kalulu, Bremer, Kelly, Cambiaso; Locatelli, Douglas Luiz; Zhegrova, Mckennie, Yildiz; David. Trajner: Spalletti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›