Gjirokastër- Zjarr mes fshatrave Golem dhe Progonat, digjen rreth 3 hektarë me shkurre dhe barishte

Një vatër zjarri është regjistruar në kufirin ndarës mes fshatrave Golem dhe Progonat në qarkun e Gjirokastrës. Pas sinjalizimit të marrë nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC), në drejtim të vendngjarjes u nis menjëherë një grup i shërbimit zjarrfikës.
Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe punës së efektivëve zjarrfikës, zjarri u izolua dhe më pas u shua plotësisht, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve në territor.
Nga zjarri u përshkua një sipërfaqe prej rreth 3 hektarësh, e përbërë kryesisht nga bimësi e ulët, shkurre dhe barishte.
Shërbimi zjarrfikës vijon të qëndrojë në vendngjarje për monitorimin e territorit dhe për të shmangur çdo mundësi të riaktivizimit të vatrës.
/rtsh.al/