E Martë, 3 Nëntor 2026

Dështon edhe përpjekja e 21-të për konstituim të Kuvendit të Kosovës

TIRANË, 25 maj /ATSH/ Kuvendi i Kosovës ka dështuar të konstituohet edhe këtë të dielë. As në tentimin e radhës, koalicioni Lëvizja Vetëvendosje, Lista Guxo dhe Alternativa nuk arriti të formojë Komisionin për votimin e fshehtë të kryeparlamentari. Në përpjekjen e njëzet e një për konstituim të legjislaturës së nëntë, partitë e deritanishme opozitare sërish nuk e mbështetën propozimin e LVV-së për votim të fshehtë.

Seanca u ndërpre dhe vazhdimi i saj do të bëhet më 27 maj, në orën 11:00.

Pro votimit të komisionit për votim të fshehtë të kryeparlamentarit votuan 53 deputetë, dhe një votë kundër dhe asnjë abstenim.

Në sallën plenare kanë qenë të pranishëm 90 deputetë.

“53 deputetë kanë dhënë votën  për, kundër ka qenë një, abstenim nuk ka, ndërpritet seanca shihemi me 27 maj në orën 11:00”,tha ai.

Koalicioni Lëvizja Vetëvendosje, Lista Guxo dhe Alternativa nuk po arrin të sigurojë 61 votat e nevojshme për të zgjedhur Albulena Haxhiun kryetare të Kuvendit. Me këtë kandidaturë, nuk po pajtohen partitë tjera, meqë po konsiderojnë se është emër jo unifikues dhe i papranueshëm.

/KosovaPress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›