Njësia lëvizëse e dhurimit të gjakut, këtë javë në Durrës

TIRANË, 25 maj/ATSH/ Njësia Lëvizëse e Dhurimit të Gjakut ka vijuar me praninë e saj në të gjithë vendin, duke e zgjeruar kështu këtë nismë jetëshpëtuese.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, bëri të ditur se “këtë javë kjo njësi do të jetë në bashkinë e Durrësit dhe në institucione, të cilat i janë bashkuar me zemër kësaj kauze”.
Koçiu u bëri apel qytetarëve të dhurojnë gjak.
“Një dhurim i vogël, një jetë e shpëtuar. Le të bëhemi drita e shpresës për ata që kanë më shumë nevojë”, tha Koçiu.
Fushata e dhurimit të gjakut synon të sigurojë rezerva të mjaftueshme për pacientët që kanë nevojë për trajtim urgjent, duke përfshirë personat me sëmundje kronike dhe ata që i nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale.
/k.s/r.e/