E Diel, 1 Nëntor 2026

Dështon edhe seanca e 49-të, pritet takimi Kurti-Limaj, shpresë për zgjidhjen e krizës në Kosovë

Dështon  për të 49-ën herë radhazi  konstituimi i Kuvendit të Kosovës.  Seanca e kësaj të shtune u mbajt mes paralajmërimeve se më vonë gjatë ditës kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, do të takohet me udhëheqësin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në përpjekje për të arritur një marrëveshje për dalje nga ngërçi politik.

Deputeti i Vetëvendosjes, Artan Abrashi, tha se partia e tij është konstruktive dhe u bëri thirrje deputetëve të partive të tjera që të hapin rrugë për formimin e institucioneve të reja.

Sakaq, para seancës, deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku u shpreh se pret që të ndodhë takimi Kurti-Limaj dhe të ketë “vullnet” nga kreu i Vetëvendosjes.

“Ne presim që sot të zhvillohet takimi. Jemi në afatet e fundit kushtetuese. Unë pres një sinjal pozitiv nga ky takim, që besoj që sot do të ndodhë, dhe vulllnet politik nga lideri i LVV-së”, tha Izmaku.

Lëvizja Vetëvendosje si parti fituese e zgjedhjeve ka të drejtën e propozimit të kryeparlamentarit.

Por emri i  Albulena Haxhiut është konsideruar si figurë përçarëse nga PDK-ja dhe AAK-ja që kanë kërkuar të ndryshojë propozimin./vizionplus.tv

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›