E Diel, 1 Nëntor 2026

Deshton modeli ekonomik Instat Deficiti u rrit

TIRANE - Sipas INSTAT-it viti i kaluar solli nje rritje te eksporteve nderkohe qe rritja e importit ka qene shume me e larte duke bere qe deficiti ne tregtine e jashtme te Shqiperise te rritet me 16 per qind si 12-mujor. Instituti zyrtar i Statistikave ka publikuar dje shifrat e tregtise se jashtme per muajin e fundite te vitit te kaluar. Sipas tyre vetem ne dhjetor u eksportuan 16.6 miliarde leke mallra me ulje 1.4 per qind ne krahasim me nentorin 2011 dhe rritje 20.6 per qind ne krahasim me dhjetorin e nje vitit me pare. Ne te njejten kohe u importuan 55.3 miliarde leke mallra me rritje 17.1 per qind ne krahasim me nentorin 2011 dhe rritje 17.9 per qind ne krahasim me dhjetorin 2010. Deficiti tregtar i ketij muaji eshte 38.7 miliarde leke duke shenuar nje rritje prej 27.3 perqindesh krahasuar me muajin paraardhes dhe nje rritje prej 16.8 per qind krahasuar me dhjetorin 2010.
Rritja e shpejte e eksporteve ka qene kali i betejes ne gati te gjitha takimet qe ka zhvilluar kryeministri Sali Berisha me investitoret e huaj reale e potenciale. Me 19 janar duke folur para shoqates se investitoreve te huaj ne vendin tone ai tha edhe nje here se keto vite krize kane provuar se modeli yne ekonomik po funksionon. Ai ka permendur vazhdimisht vitin e kaluar rritjen e shpejte te eksporteve duke ja faturuar kete mundesive qe i ka krijuar biznesit shqiptar qeveria e tij. Nderkohe kjo rritje e eksporteve nuk duket te jete nje tendence afatgjate per me teper kane vijuar te rriten me ngulm edhe importet e gati te gjitha mallrave te nevojshme per nje vend.
Importi i grupit Minerale lende djegese energji elektrike u rrit 57 per qind ne nje muaj ne dhjetor 2011. Po keshtu importi i grupit Ushqime pije duhan u rrit 19.4 per qind.
Eksportet paten nje pershpejtim gjate periudhes me rreshje te dendura shiu ne vitin 2010 nderkohe qe rritja e kerkeses per krom e nafte solli rritje te importeve ne vlere pas cmimeve me te larta ne tregjet nderkombetare. Nderkohe bujqesia arrore nuk arrin te plotesoje nje pjese te mire te nevojes se vendit ndonese ekzistojne te gjitha kushtet klimaterike. Po keshtu shumica e mallrave te tjera vazhdojne qe prej dy dekadash te importohen me shumice madje nga partnere tregtare qe po kalojne probleme ekonomike si pasoje e krizes globale.
Kjo sipas eksperteve te huaj do te sjelle ndikime te pashmangshme edhe ne ekonomine e brishte shqiptare nderkohe qe po bien si remitancat ashtu edhe investimet e huaja.
Sipas INSTAT-it tregtia me vendet e Bashkimit Evropian ze 68.1 per qind te totalit. Partneret kryesore tregtare vazhdojne te jene Italia dhe Greqia. Me Italine eksporti ze 59.6 per qind dhe importi 33.4 per qind ndersa me Greqine eksporti ze 5.2 per qind dhe importi 10.5 per qind.

aq/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›