E Hënë, 2 Nëntor 2026

Dështon plani i hajdutëve në Lushnjë, vjedhin kasafortën e një thertoreje dhe largohen me furgonin e biznesit! Përfundojnë në kanal dhe “duarbosh”

Gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të hëne në fshatin Golem të  Lushnjës, dy persona të paidentifikuar, kanë vjedhur një furgon dhe një kasafortë në pronësi të një biznesi.

Por gjatë largimit nga vendi i ngjarjes, për t’iu shmangur policisë, mjeti furgon ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Më pas grabitesit janë larguar me një tjetër mjet.

Policia ka gjetur edhe kasafortën e vjedhur nga autorët e cila ishte e pahapur.

Grabitësit që janë fiksuar nga kamerat e sigurisë kanë qenë të maskuar.

Uniformat blu kanë shoqëruar deri tani dy persona.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›