E Hënë, 2 Nëntor 2026

Dështon sërish konstituimi i Kuvendit në Kosovë, të shtunën përpjekja e fundit

PRISHTINË, 25 korrik/ATSH/ Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të premten ta konstituojnë Kuvendin – një ditë para skadimit të afatit 30-ditor të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese për finalizim të procesit.

Po kjo Gjykatë ka marrë vendim për masë të përkohshme, përmes së cilës ua ndalon deputetëve çdo veprim në drejtim të konstituimit të Kuvendit në periudhën 27 korrik – 8 gusht.

Sipas saj, nëse nuk do të vendosej kjo masë, çdo vendim i ndërmarrë pas 26 korrikut e deri në vendimmarrjen e Gjykatës, lidhur me kërkesat që i janë parashtruar, “mund të shkaktojë dëme të pariparueshme për rendin kushtetues”.

Lëvizjes Vetëvendosje, si fituese e më së shumti votave në zgjedhjet e 9 shkurtit, i takon pozita e kryeparlamentarit, mirëpo partitë tjera politike, ose nuk pajtohen për emrin e propozuar për këtë pozitë, Albulena Haxhiu, ose për mënyrën e ndryshimit të votimit për të, nga të hapur në të fshehtë.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›