E Hënë, 2 Nëntor 2026

GJENEVË – MSF: Një e katërta e fëmijëve dhe nënave në Gaza janë të kequshqyer

GJENEVË, 25 korrrik /ATSH-ANSA/ – Njëzet e pesë përqind e fëmijëve të moshës gjashtë muaj deri në pesë vjeç, si dhe gratë shtatzëna dhe ato që ushqejnë me gji, janë të kequshqyer, deklaroi organizata ”Mjekët pa Kufij (MSF).

Në klinikën e MSF-së në qytetin e Gazës, numri i njerëzve që vuajnë nga kequshqyerja është katërfishuar që nga maji, me 25 pacientë të rinj të pranuar çdo ditë.

Shkalla e kequshqyerjes së rëndë tek fëmijët nën pesë vjeç është trefishuar në dy javët e fundit.

MSF raporton se jo vetëm pacientët, por edhe stafi i kujdesit shëndetësor, “po fillojnë të vuajnë nga mungesa e ushqimit. Kjo nuk është vetëm uri, por uri e qëllimshme, e shkaktuar nga autoritetet izraelite”. /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›