E Martë, 3 Nëntor 2026

Dështon sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës

PRISHTINË, 19 maj /ATSH/ Kuvendi i Kosovës nuk arriti të konstituohet as në përpjekjen e tetëmbëdhjetë. Paraprakisht kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ftoi sërish për konsultime partitë politike, por pa arritur ndonjë zgjidhje.

Ndërkaq, të shtunën, Dehari kishte propozuar që vazhdimi i seancës konstituive të mbahet një herë në javë, mirëpo kjo kërkesë e tij u refuzua nga partitë e tjera në Kuvend.

Tentimi i radhës i Lëvizjes Vetëvendosje për të formuar Komisionin për votimin e fshehtë të kryeparlamentarit nuk mori mbështetjen e partive të tjera politike.

Seanca u ndërpre dhe vazhdimi i saj do të bëhet më 21 maj në orën 11:00.

Pro votimit të Komisionit për votim të fshehtë të kryekuvendarit votuan 52 deputetë, dhe një votë kundër dhe asnjë abstenim.

Në seancë ishin të pranishëm 106 deputetë.

“52 deputetë kanë votuar për, kundër një, po ashtu asnjë abstenim, atëherë shihemi me 21 maj në ora 10:30”, tha ai.

Konstituimi i Kuvendit ka ngecur pasi Lëvizja Vetëvendosje – në koalicion me Guxo dhe Alternativa, nuk po arrin t’i sigurojë 61 votat e nevojshme për të zgjedhur Albulena Haxhiun kryetare të Kuvendit.

Partitë që deri më tash ishin në opozitë po kërkojnë tjetër kandidat, pasi sipas tyre, Albulena Haxhiu është emër i papranueshëm./KosovaPress

/Kosovapress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›