E Enjte, 5 Nëntor 2026

Detaje nga arrestimi: Ilir Meta po kthehej nga Kosova! Pse Kryemadhi mori masë më të lehtë

Ish-Presidenti Ilir Meta ka qenë në Kosovë para se të arrestohej nga SPAK këtë të hënë. Sapo agjentët e BKH-së kanë marrë sinjalizimin që ka hyrë në Shqipëri kanë nisur operacionin për kapjen e tij. Kur është afruar në Tiranë, atë e kanë ndaluar në zonën e Kthesës së Kamzës.

Ndërsa ish-bashkëshortes së tij i është komunikuar masa detyrim paraqitjeje. Kjo për faktin se Monika Kryemadhi është ende deputete. Gazetarja Glidona Daci ka mësuar se kjo zgjedhje e SPAK është bërë për të mos dekonspiruar operacionin pasi për masën detyrim paraqitjeje nuk është i nevojshëm autorizimi i Kuvendit.

Sipas të njëjtave burime agjentët e BKH janë drejtuar në Gjirin e Lalëzit për kontrollin e banesës së Metës dhe Kryemadhit atje, por jo vetëm.

/a.r

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›