Detaje nga operacioni ‘Ura’/ SPAK: Zbulimi pas përgjimeve të Enchrochat. 52 urdhër arreste, u sekuestruan 3 milionë euro dhe biznese, mes tyre një televizion në Vlorë

Është finalizuar ditën e sotme operacioni antidrogë ‘Ura’ në të cilën u godit një prej grupeve më të mëdha kriminale. Operacioni i përbashkët mes Italisë dhe Shqipërisë solli në lëshimin e 52 urdhër arresteve. Prokurori i SPAK Vladimir Mara bëri publike detaje të reja lidhur me këtë megaoperacion ku janë sekuestruar 6 milionë euro cash si dhe disa biznese.
“Mes prokurorisë së Barit dhe asaj Shqiptare me ndërmjetësim të Eurojust. Janë kryer hetime paralele mes dy vendeve dhe janë shkëmbyer të dhëna ku është sekuestraur me disa episode lëndë narkotike në shtetit italian. Në vijim nga Antimafia Italiane dhe prokuroria e Barit janë administruar të dhëna të SKYECC që kanë paraqitur një panoramë të qartë të këtij grupi. Kemi arritur të rindërtojmë dhe dokumentojmë shtrirjen e aktivitetit që nisje në Shqipëri më pas në Puglia, në Itali dhe në vijim në disa vende të BE deri në Amerikën e Jugut. E reja në këtë hetim, kemi pasur 5 skuadra të përbashkëta, krahas të dhënave të përfituara janë përdorur edhe të dhëna nga platforma të inkriptuara. Janë sekuestruar 30 episode të trafikimit të lëndëve narkotike në Itali dhe 10 në Shqipëri, në Holandë dhe vende të tjera të BE.
Është arritur të konkludohet lidhur me të ardhurat nga aktivitetit kriminal. Janë dokumentuar mbi 30 episode te qarkullimit te parave me nje vlere rreth 5 milionë euro.
Ditën e sotme janë masat e sigurmit për 52 persona, jane ekzekurtuar40 masa sigurimi. Janë evidentuar dhe dokumentuar vepra korruptive në territorin e Shqipërisë. Kemi masa sigurie të vendosura për veprën penale korrupsion për zyrtarë shtetëore dhe për një avokat. Është bërë konfiskimi i pasurive. Janë sekuestruar tre restorante në Durrës, një bar kafe, 6 shoqeri tregtare dhe një televizion në qytetin e Vlorës. Gjatë këtij hetimi janë sekuestruar më parë 3 milion euro cash si të ardhura të këtij grupi kriminal që i janë nënshtruar hetimit.” / abcnews.al